“Ambasador prej lidhjeve me Ramën”, opozita skeptike për kandidimin e Fatmir Velaj
Propozimi ish-deputetëve socialistë si ambasadorë, shihet me jo pak skepticizëm nga deputetët e opozitës.
Ashtu si në rastin e ish-deputetëve Ervin Bushati dhe Vasilika Hysi, qëndrimet kanë qënë të ashpra edhe për Fatmir Velajn, i cili është propozuar si ambasador në Austri.
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e sheh kandidaturën e Velajt si meritë të lidhjeve të ngushta me kryeministrin Edi Rama.
“Unë mendoj se ju jeni rasti tipik i emërimit të një ambasadori, jo për shkak të kohëzgjatjes dhe jetës suaj në këtë vend, por për shkak të afërsisë politike me zotin Rama”,-tha Kreshnik Çollaku.
“Sa i takon çështjes së fundit që thatë, se unë jam këtu nga miqësia me zotin Rama, ju them se unë jam i depolitizuar në këtë pjesë”,-tha Fatmir Velaj.
Objektivat e saj para komisionit për politikën e Jashtme i shpalosi edhe Adia Sakiqi, kandidatja për ambasadore në Gjermani, e cila u zotua për çuarjen përpara të procesit të Berlinit.
“Theksi i veçantë do i vendoset punës për shtimin e mbështetjes gjermane në procesin e saponisur të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”,-tha Adia Sakiqi, kandidate për ambasadore në Gjermani
Ndërsa Majlinda Frangaj është e propozuara e qeverisë për selinë e shenjtë në vatikan,
“Shpreh bindjen dhe vullnetin tim se kam për të punuar edhe më shumë për të intensifikuar marrëdhëniet dy palëshe mes shqipërisë dhe vatikanit”,-tha Majlinda Frangaj, kandidate për ambasadore në selinë e shenjtë
Për listën e propozuar me 12 kandidatë nga ministria e jashtme, opozita është shprehur edhe në seancat e mëparshme, duke i cilësuar si qoka politike. Vec fatmir Velajt, nga radhët e ish-deputëteve, Ervin Bushati është propozuar për në SHBA dhe Vasilika Hysni ambasadore në OKB.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta