“Ambasadorët shprehën mbështetje për Bashën”, thotë deputeti i PD

14 Dhjetor 2021 | 21:42

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu e konsideron takimin e ambasadorëve të huaj në Shqipëri me kreun e PD, Lulzim Basha një shprehje mbështetjeje.

Ai tha se kjo tregon se PD “ka bashkëpunimin më të lartë të mundshëm me partnerët ndërkombëtarë duke filluar nga SHBA, Gjermani, Francë, Britani, etj”.

Deputeti i PD tha se diskutimi ka qenë me dyer të mbyllura por për atë bisedë pritet të flitet ditët e ardhshme.

“Ishin përfaqësues të shteteve simbol të demokracisë për të dhënë garanci ndaj PD, demokracisë dhe lirisë së fjalës”, tha Agalliu.

Deputeti i opozitës shtoi se akti ishte një “bashkim kundër së keqes që është individi i korruptuar, kulti i individit dhe skemat korruptive në politikën shqiptare”.

Arbri Agalliu shtoi se qëndrimet e fundit të DASH tregojnë se “çdo qëndrimi i Kim është qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë dhe i presidentit Biden”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026