English

Ambasadori austriak: Barazia gjinore mbetet një sfidë për Shqipërinë dhe BE-në

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Shqipëri, (UNFPA Albania) kanë realizuar studimin kombëtar “Zbatimi i politikave të barazisë gjonre dhe miqësaore për familje në sektorët publikë dhe privatë.

- Advertisement -

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner tha për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, se qëllimi i projekteve të Austrisë ka për qëllim mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

“Austria dhe Shqipëria kanë lidhje shumë të ngushta historikisht dhe aktualisht. Jemi aktivë me projekte të ndryshme prej vitesh në Shqipëri. Të gjithë projektet kanë një qëllim, e përgjithshmja është mbështetja për rrugën europiane të Shqipërisë. Në të gjitha projektet, është e rendësishme për ne fakti se barazia gjinore është vlerësuar. Aktualisht, jemi aktivë në tre fusha kryesore, arsimi profesional, reformën në drejtësi dhe mbrojtjen e mjedisit”, u shpreh Steiner.

Në lidhje me projektin e realizuar në bashkëpunim me UNFPA Albania, diplomati austriak bëri me dije se fuqizimi i grave dhe i familjeve, mbetet një sfidë jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Austri e BE.

“Ideja kryesore e këtij projekti zbatuar nga agjencia austriake e Zhvillimit me UNFPA Albaina është të inkurajojmë kompanitë private që të krijojnë vende pune miqësore për punonjësit dhe familjet. Fuqizimi i grave dhe i familjeve në përgjithësi është një sfidë jo vetëm në Shqipëri dhe Austri por dhe në Bashkimin Europian. 6 kompani janë gati për të marrë pjesë në këtë program. Në kuadër të projektit, sipas studimit, 88% e familjeve shqiptare kanë problem për të rritur fëmijët teksa punojnë”, theksoi Steiner.

Ndërsa, analistja e programit për popullsinë dhe gjininë në UNFPA, Elsona Agolli nënvizoi se projekti ka patur qëllimin për të vënë në dukje dhe në pah politikat miqësore ndaj familjes në sektorin privat.

Sipas studimit, në sektorin privat ka një mjedis më miqësor se në atë shtetëror.

“Punonjësit në sektorin shtetëror janë më të mirëinformuar në lidhje me politikat miqësore apo në përgjithësi me legjislacionin. Ndërsa, në sektorin privat punonjësit janë më pak të informuar. Në lidhje me mjedisin miqësor, analiza ka parë që sektori privat e ka mjedisin më miqësor ndaj punonjësve të vetë”, tha Elsona Agolli.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?