Ambasadori Bergner takim me Shehajn dhe Kaprin: Demokracia karakterizohet nga pluralizmi dhe parlamenti i fortë

9 Prill 2026 | 19:27

Ambasadori gjerman, Karl Bergner ka pritur në takim këtë të enjte kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe deputetin Erald Kaprin. Ambasada Gjermane përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi.

Sipas ambasadës, ambasadori theksoi se një demokraci e gjallë karakterizohet nga pluralizmi dhe një parlament i fortë, i cili respekton edhe të drejtat e opozitës.

“Cilat janë dinamikat në Parlamentin Shqiptar dhe në peizazhin aktual partiak? Çfarë roli luan kultura e kujtesës dhe historia e komunizmit për Shqipërinë sot?

Ambasadori Bergner diskutoi këto dhe çështje të tjera sot me deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri të Partisë Mundësia. Një demokraci e gjallë karakterizohet nga pluralizmi dhe një parlament i fortë, i cili respekton edhe të drejtat e opozitës. Ju falënderojmë për vizitën dhe për bisedën e hapur”, shkruan Ambasada Gjermane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026