Ambasadori gjerman për Euronews: Këto zgjedhje janë provë solide për integrimin
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ku ka komentuar mbi ecurinë e procesit zgjedhor që ka nisur këtë të diel në vend. Ai është shprehur se, nga ajo që ka konstatuar personalisht si vëzhgues në terren, procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe normale.
“Isha në një shkollë në Durrës ku po votohet në mënyrë elektronike. Ky është një sistem që mund të kërkojë pak kohë për t’u mësuar me të, por sjell rezultate më të sakta dhe të drejta,” u shpreh ambasadori Bergner.
Ai theksoi rëndësinë që këto zgjedhje kanë për perspektivën evropiane të Shqipërisë, duke i cilësuar si një test të rëndësishëm për standardet demokratike dhe përparimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Zgjedhjet transparente do të jenë një provë solide për rrugën e integrimit. Edhe vëzhguesit e huaj, mes të cilëve ka edhe shumë gjermanë, janë të interesuar që transparenca e procesit të jetë e lartë,” tha ai, duke shtuar se nuk do të bëjë komente përfundimtare pa u mbyllur procesi.
Ambasadori u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje të lartë në votime.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë ditë për të hedhur votën e tyre. Pjesëmarrja që kemi vërejtur deri tani ka qenë e lartë dhe mendoj se çdo shqiptar do të përfitojë nga këto zgjedhje,” tha ai.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e votimit si një akt përgjegjësie për të ardhmen: “Edhe nëse jeni të pakënaqur me alternativat aktuale, duhet të votoni, është një mënyrë për të mos hedhur poshtë shansin për vendin, për të ardhmen e familjes dhe fëmijëve tuaj.”
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë