“Ambasadori Gonzato tha se projekti është anuluar”, Rama i përgjigjet gazetares: Nuk ka asnjë projekt

9 Qershor 2026 | 16:24

Në një konferencë me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama tha se, nëse një projekt nuk ekziston, nuk ka çfarë të miratohet, çfarë të pezullohet apo çfarë të anulohet.

Madje ai pati edhe një diskutim me gazetarët e huaj që përsëritën se ai kishte deklaruar më herët se projekti ishte anuluar. Rama e mohoi dhe kërkoi të dëgjohej regjistrimi i asaj që kishte deklaruar, teksa theksoi se edhe gazetarët kishin rënë preh e gënjeshtrave të prodhuara në mediat sociale.

“Gënjeshtra janë shumë joshëse. Kjo është ajo që shpërndahet në të gjitha platformat. Si t’ju ndihmoj. Cila është diferenca me nuk ka një projekt me projekti është anuluar? Seriozisht po ju pyes, nuk ka asnjë ndryshim, nuk shihni një ndryshim? Nëse nuk ka një projekt çfarë do të anulosh? Pra ju nuk shihni asnjë ndryshim mes nuk ka projekt dhe projekti është anuluar? Ndaj e bëra këtë pyetje, sepse nuk e kam thënë kurrë, mos këmbëngulni. Pra projekti është pezulluar”, u shpreh Rama.

Më tej një nga gazetarët i tha se e kishin deklaruar autoritetet edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, Rama u shpreh se projekti nuk ekzistonte dhe as ishte anuluar.

Replikat:

Gazetarja: E kanë thënë autoritetet, ambasadorët.

Kryeministri Rama: Autoritetet e kanë thënë? Cili?

Gazetarja: Ambasadori Gonzato.

Kryeministri Rama: Kur?

Gazetarja: Sot në mëngjes.

Kryeministri Rama: Nuk e di çfarë ka thënë ai. Ajo që di unë është se nuk ka projekt dhe kjo është reale.

Më pas, Rama vijoi duke thënë se ai nuk është një media sociale dhe se, për projektin e pezulluar, shkruhet vetëm në mediat sociale dhe se sipas tij nuk ka projekt. Sipas tij, kjo shprehje zë rrënjë në mendjen e njerëzve dhe se është një gënjeshtër.

“Unë nuk jam media sociale, ta ka zënë mendjen kjo dhe të kuptoj. Të kanë zënë mendjen, projekti anuluar, projekti pezulluar, përsëriten në mediat sociale dhe kanë zënë rrënjë në mendje, këto gënjeshtra ju kanë mbërthyer, është gënjeshtër sepse projekti nuk ka ekzistuar, nuk është miratuar, nuk anulon dot diçka që nuk është miratuar, nuk pezullon dot çfarë nuk është miratuar. Kjo është çmenduri, nuk është fjala ime kundër tuajës, është çmenduri, duhen fakte.

Ju jeni gazetarë, duhet ta gjeni projektin dhe të vini e të thoni ja kjo është firma jote, firma ime, ku është projekti. Duhet vërtetuar, nuk shoh asnjë provë e fakt, nuk ka asnjë projekt. Unë them se për projektin po punohet nga njerëzit më të  mirë të mundshëm, edhe për mjedisin po punojnë njerëzit më të mirë, prishi dhe pastaj flisni, pastaj gjykoni. Mos flisni për flamingot. Doni prova, i gjeni lehtësisht, hyni në internet, flamingo dhe njerëzit, flamingo me fëmijë, me njerëz, që ecin me njerëzit. Ju them prisni dhe do të shohim. E di është e mërzitshme, por këto janë faktet”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 7 mijë bimë narkotike në Velipojë, pezullohen shefi i Komisariatit të Shkodrës, nënkomisari dhe inspektori

Një aksion i Policisë ka çuar në zbulimin e mbi 7 mijë bimëve të dyshuara narkotike në fshatin Reç i Ri, në njësinë administrative Velipojë....
17:37 | 09/06/2026

Rama: Ka kërcënime në protestë, njerëzve nuk u lejohet të flasin

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, foli edhe për protestat që po organizohen në Tiranë dhe...
17:26 | 09/06/2026

Arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar i dënuar me 15 vite burg për trafikim qeniesh njerëzore

Policia e Shtetit ka finalizuar arrestimin në Itali të një 42-vjeçari shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me 15 vite burg për...
17:11 | 09/06/2026