Ambasadori i BE: Parlamenti duhet të jetë funksional, punoni bashkë për integrimin

15 Janar 2024 | 14:32

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në BE.

përmes një postimi në Twitter, Gonzato shprehet se zbatimi i reformave të nevojshme për anëtarësim në BE kërkon një parlament  që funksionon efektivisht dhe një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet të gjitha institucioneve.

“Falë procesit të shqyrtimit, Shqipëria ka tashmë një pamje të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Siç i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten e kaluar], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë një parlament që funksionon efektivisht… dhe një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet të gjitha institucioneve.

Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në BE, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE”, shprehet ambasadori i BE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026