Ambasadori i Holandës nga Korça: Vendimi për negociatat do merret shpejt

1 Mars 2024 | 13:26

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, nga Korça pas një takimi që ka pasur me studentë të Fakultetit Ekonomik të universitetit ka komentuar hapjen e mundshme të negociatave për kapitujt themelorë në mbledhjen e Këshillit në 21 mars.

“Siç e dini Shqipëria është në rrugën e saj drejt BE, kështu që zyrtarisht negociatat kanë nisur. Që raundi tjetër i negociatave të nisë duhet të ketë një vendim nga Këshilli në Bruksel por jam konfident që të vijë shpejt. Nuk shoh arsye pse ky vendim duhet të zgjatet, është një proces në vijim dhe besoj se vendimi do të merret shpejt”,  tha ambasadori.

Ambasadori është ndalur edhe tek situata parlamentare si dhe bllokimin që po i bën opozita prej muajsh Parlamentit. Vos i është përgjigjur dhe interesit të gazetarëve për probleme të politikës shqiptare.

“Parlamenti është demokraci, demokracia është zemra e një kombi dhe duhet të kemi një debat konstruktiv në parlament. Është e trishtë që Shqipëria muajt e fundit nuk ka pasur një jetë të shëndetshme parlamentare. I kërkoj të dyve partive të bëjnë maksimumin e tyre, të kemi një parlament siç duhet të jetë”, apeloi ambasadori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026