Ambasadori i Kosovës në Tiranë: Përkrahja e NATO-s konfirmon drejtësinë e UÇK-së

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
16 Shkurt 2026 | 20:12

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Shqipëri organizoi një mbrëmje solemne këtë të hënë ndërsa gazetari Thimi Samarxhi, zhvilloi një intervistë me ambasadorin, Skënder Durmishi.

Gjatë intervistës, ambasadori Durmishi falenderoi gazetarët dhe mediat për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës ndërsa në lidhje me proceset gjyqësore që kanë prekur ish krerët e UÇK, ambasadori Durmishi theksoi se UÇK-ja ka qenë në anën e drejtë të historisë.

“Është një moment i veçantë dhe dua të shpreh komplimentet e mia për gjithçka që bëni për Kosovën. Nesër do të ketë nderime te shtatorja e komandantit legjendar. Ky do të jetë një dëshmi e respektit dhe përuljes para figurave të tilla. Është hera e parë që them, po nuk jam ndër të rrallë, shumica gjithmonë ka thënë se ishte një proces gjyqësor i panevojshëm dhe i paarsyeshëm. Të gjithë e dinë se UÇK-ja ka qenë në anën e drejtë të historisë. U bë një luftë e drejtë për dinjitet, dhe kjo ka merituar përkrahjen dhe besimin e NATO-s”, tha ambasadori.

Duke folur për marrëveshjet rajonale, ai u shpreh se nuk ka asgjë që do të rrezikonte ndonjë shtet në rajon.

“Askush nuk duhet të ketë frikë nga marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Është një hap i fortë me dy vendet e NATOS-s, Kroacinë dhe Shqipërinë. Aty ka stërvitje sipas parimeve dhe rregullave të NATOS-it. Nuk ka asgjë që do të rrezikonte dikë në rajon, përkundrazi, është një garanci për paqe dhe stabilitet”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste

Andy Burnham u konfirmua këtë të premten si udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Britani, duke zëvendësuar Keir Starmer. Përpara se Burnham...
13:27 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026