Ambasadori i OSBE në Këlcyrë për Ditën e Evropës: Me vlerat e saj Shqipëria është europiane
Në Ditën e Europës, 9 Maj, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran u shpreh se me vlerat e saj gjeografike, historike dhe kulturore Shqipëria është europiane. Ambasadori Tarran ishte i pranishëm në aktivitetin “Ne jemi Europa e bashkuar”, zhvilluar në qytetin e Këlcyrës.
“Ju uroj me rastin e Festës së Europës dhe Ditës së Europës, më kanë ftuar këtë vit në Këlcyrë edhe gëzohem shumë që kam pasur mundësi për tu takuar me pushtetin lokal, me shkollat, nxënësit, shumë aktivë, shumë dinamikë të kësaj bashkie që e vizitoj për herë të parë sot”, tha ambasdori Tarran.
Mes të tjerash ambasadori i OSBE-së në Tiranë vlerësoi ecurinë e procesit të negociatave të vendit tonë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.
“Nuk është një çështje e ardhshme por është një çështje e tanishme që Shqipëria është pjesë e Europës për arsye gjeografike të qartë, historikut, kulturës dhe gëzohem shumë që procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është duke u zhvilluar, duke arritur në periudhën e fundit të saj dhe uroj gjithë shqiptarët për këtë dhe insistoj edhe një herë se që tani është Shqipëria një vend me të vërtetë europian”, u shpreh ai.
Aktiviteti në qytetin e Këlcyrës u organizua në kuadër të Javës së Europës duke promovuar vlerat e Bashkimit Evropian.
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng