Ambasadori i OSBE: Reforma zgjedhore e domosdoshme, kodi aktual ka mangësi

5 Shkurt 2026 | 13:13

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka bërë thirrje për rifillimin sa më të shpejtë të punës së Komisionit ad hoc për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se kuadri aktual ligjor nuk përmbush plotësisht standardet ndërkombëtare.

Sipas Tarran, OSBE inkurajon fuqimisht vijimin e punës së këtij komisioni, pasi në ligjin zgjedhor mbeten ende problematika të evidentuara në mënyrë të përsëritur nga misionet vëzhguese të OSBE/ODIHR ndër vite.

“Shpresojmë që komisioni të rifillojë punën sa më shpejt, pasi ajo që po bën është tejet e rëndësishme. Ka disa çështje në ligjin zgjedhor që duhen përmirësuar dhe kjo është një rekomandim që bëhet çdo herë nga misioni i ODIHR,” u shpreh ambasadori i OSBE-së.

Ai theksoi se ndryshimet në ligjin zgjedhor mbeten një nga rekomandimet kryesore të ODIHR, duke nënvizuar se këtë herë ka sinjale pozitive se mesazhi është marrë seriozisht nga aktorët politikë.

“Këtë herë kam përshtypjen se mesazhi i ODIHR është marrë seriozisht. Partitë politike, pavarësisht dallimeve të tyre, janë dakord që kjo reformë është e nevojshme dhe ne do të ndihmojmë për ta përmirësuar,” deklaroi Tarran.

Ambasadori shtoi se, pa u përfshirë në debate politike, duket se të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlament ndajnë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore, e cila konsiderohet një proces kyç për garantimin e standardeve demokratike në zgjedhjet në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do...
15:45 | 08/07/2026

Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi këtë të mërkurë nga Turqia se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të...
15:28 | 08/07/2026

Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar Deklaratën përfundimtare të Samitit të Ankarasë, ku riafirmojnë angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit...
15:08 | 08/07/2026