Ambasadori italian: Synojmë nënshkrimin e marrëveshjes për pensionet këtë vit
Ambasadori italian Fabrizio Bucci deklaroi se ka nisur të trajtohet çështja e pensioneve.
Shqiptarët që jetojnë në Itali prej shumë vitesh nuk ju janë njohur pensionet dhe kjo situatë pritet të marrë zgjidhje brenda këtij viti.
Sipas ambasadorit është duke u bërë një punë shumë e mirë me qeverinë shqiptarë, veçanrësisht me zv. ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Finon.
“Ka qenë një mision këtu, para pak kohësh, i senatorit Nanncini, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në Itali për zhbllokimin e negociatave. Arsyeja për të cilin nuk ishte arritur ende një marrëveshje për pagesat e sigurimeve shoqërore/pensioneve për qytetarët shqiptarë lidhej me faktin se nuk ekzistonte një mbulim financiar,” – u shpreh Buçi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Ambasadori tregoi se paratë janë dhe po negociohet për mekanizmin mbi bazën e të cilit do të paguhen sigurimet në dobi të qytetarëve shqiptarë.
“Kështu, që nga viti i ardhshëm, qytetarët shqiptarë të cilët kanë derdhur kontribute shoqërore në Itali, të mund të mbledhin këtu në Shqipëri atë që kanë paguar në sistemin tonë të përkrahjes sociale,” – u zotua Bucci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë