Ambasadori suedez nga Pogradeci: Mbështesim Shqipërinë drejt BE, ka bërë progres

19 Nëntor 2025 | 17:32

Ambasadori suedez, Niklas Strom këtë të mërkurë ka vizituar qytetin e Pogradecit ku pati edhe një takim edhe me kryebashkiakun, Ilir Xhakolli. Strom theksoi se gjatë takimin me Xhakollin foli lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe hapjes së grup kapitujve. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e Suedisë ndaj Shqipërisë.

“Jam i lumtur që jam këtu në Pogradec, qytet shumë i bukur, pjesë e rëndësishme e Shqipërisë. Sapo u takova me kryetarin e bashkisë, folëm për kapitujt e BE për Shqipërinë dhe punët që bashkitë duhet të bëjnë.

Suedi e mbështet Shqipërinë, qeverinë lokale e atë qendrore, sot jemi të lumtur të tregojmë e një film suedez, është e rëndësishme të rritim njohjet e njeri tjetrit”, tha ai.

Ambasadori shtoi se progresi i Shqipërisë ka qenë fantastik dhe se vendi ka ambicie lidhur me rrugëtimin drejt BE-së.

“Progresi ka qenë fantastik deri tani, Suedia është e interesuar që Shqipëria të jetë në BE, Shqipëria ka një ambicie dhe ne jemi gati ta mbështetim. Është në dorën e Shqipërisë për të plotësuar dhe kryer reformat e duhura”, tha ambasadori.

I pyetur nëse e sheh Shqipërinë si kalë troje për standardet demokratike të BE, ambasadori u përgjigj se Shqipëria po përparon.

“Nuk e përdor këtë terminologji, nuk e di përse e keni fjalën por ne punojmë me Shqipërinë për disa grup kapituj dhe është e rëndësishme për Shqipërinë te përparojë”, tha ai.

Sa i përket ligjit për barazinë gjinore ai theksoi se edhe Suedia bën të njëjtën gjë duke besuar në barazinë gjinore.

“Parlamenti e ka miratuar atë ligj, mendoj se ajo që është e rëndësishme është të besojmë në barazinë gjinore dhe në Suedi bëjmë të njëjtën gjë”, u përgjigj ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026