INSTAT: 8,9 milion vizita të kryera në 2024, mbi 299 mijë u shtruan në spital

19 Nëntor 2025 | 17:25

Mjekët e familjes në të gjitha poliklinikat e vendit kanë kryer mbi 8.9 milion vizita përgjatë vitit 2024.

Raporti i hartuar nga ekspertët e statistikave mbi vizitat në ambulator dhe shtrimet në spital ka nxjerr në pah, se numri i vizitave tek mjeku i familjes është ulur me 3,1% krahasuar me vitin 2023. Të moshuarit janë frekunetuesit më të mëdhenj të këtij shërbimi. Ndërkohë sa i takon shtrimeve spitalore është parë që ato janë rritur me 4,8%.

Bazuar në të dhënat e raportit, gjatë një viti janë shtruar në spital 299.318 pacientë. Duke patur parasysh që shërbimi publik disponon 8.911 shtretër, u pa se shfrytëzimi i shtratit ishte 176,7 ditë, të cilat përbëjnë 48,4 % të ditëve kalendarike të vitit 2024.

Por ndryshe nga viti 2023, u pa se në 2024, pacientët kanë qëndruar mesatarisht 4,7 ditë në spital, kohë kjo më e shkurtër se 5 vitet e fundit.

Në shërbimin spitalor përgjatë një viti janë kryer gjithsej 65.302 ndërhyrje kirurgjikale, me një rritje prej 0,4 %, krahasuar me vitin 2023

Në të gjithë Shqipërinë numërohen 65 spitale, nga të cilët 41 janë publike dhe 24 spitale private.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026