Ambasadori ukrainas: Italia, Franca, Qipro pro shkëputjes së Rusisë nga Swift

26 Shkurt 2022 | 14:30

“Nëse deri dje shtetet si Italia, Franca dhe Qipro ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi i pagesave Swift, sapo presidenti ka marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit”. Kështu deklaroi ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Ai shtoi se 198 civilë janë vrarë gjatë luftimet në Ukrainë, mes tyre edhe 3 fëmijë.

“198 civile ukrainas kanë humbur jetën, mes tyre 3 fëmijëve. 1115 persona janë plagosur, mes tyre 33 fëmijë. Pala ruse ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 102 tanke, 200 ushtarë janë të plagosur, 3500 ushtarë janë të vrarë”, u shpreh ai.

Ai tha se Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për të  transportuar rusët e vdekur në Rusi në mënyrë që populli rus të dijë çmimin e tmerrshëm të agresionit.

“Unë bëj thirrje shoqërisë ruse dhe diplomatëve rus që të dënojnë sulmin”, tha ambasadori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026