Ambasadorja e re amerikane, Iljazaj: Mungesa solli zgjatjen e krizës politike. Sejamini: Ambasadorët mbështetin stabilitetin

28 Janar 2020 | 18:54

Një ditë më parë, Yuri Kim mori zyrtarisht detyrën si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Në fjalën e saj të parë, znj. Kim vuri theksin tek zbatimi i reformës në drejtësi.

Për Neritan Sejaminin, drejtues i portalit “Exit.al”, ambasadorët amerikanë në vendin tonë kanë një histori të ndërlikuar pasi duke u përfshirë në politikën e brendshme janë bërë objekte të sulmeve nga palët e pakënaqura.

Sipas tij, në një vend me demokraci, ambasadorët nuk do të guxonin të ndërhynin në punët e brendshme të një vendi. Z. Sejamini shoi se kjo vjen sepse tradicionalisht fuqitë e mëdha kanë tentuar që të imponohen në Ballkan.

Ndërsa për gazetarin Elvis Iljazaj mungesa e ambasadorit amerikan në vendin tonë për një periudhë rreth një vit e gjysmë, ka ndikuar dhe në zgjatjen e krizës politike.

“Kriza politika zgjati kaq shumë është për shkak të mungesës së ambasadorit amerikan. Nëse do të ishte zgjidhur më shpejt”, u shpreh Iljazaj nga gazeta “Liberale” i ftuar në studion e Ilva  Now.

Neritan Sejamini më tej deklaroi se ambasadorët shpesh mbështesin “stabilitetin” dhe jo vlerat e demokracisë dhe kjo sipas tij vjen për shkak se ata kanë humbur besimin tek politikanët shqiptarë.

“Amerika është shumë më tepër se sa ambasadori amerikan. Ambasadori amerikan në Tiranë përfaqëson interesat amerikane në Ballkan, nuk përfaqëson vlerat e SHBA. Prioritet janë interesat e SHBA dhe të shtetasve amerikanë. Stabilitet ka provuar se nuk ka çuar gjëkundi, nuk çon në demokraci. Të huajt duke mbështetur stabilitetin, e kanë  bërë se kanë humbur besimin tek politikanët dhe duke mos imponuar dot demokracinë, thonë le të ruajmë stabilitetin”, u shpreh z. Sejamini për Euronews Albania.

Duke vijuar në këtë linjë mendimi dhe Elvis Iljazaj deklaroi se, demokracia nuk është vetëm procedurë por edhe substancë. Ndërsa për mbështetjen që SHBA-të do të ofrojnë për zbatimin e reformës në drejtësi, z,. Iljazaj u shpreh skeptik. “Më është shtuar skepticizmi për mënyrën se si janë ngritur organet e drejtësisë. Zbatimi mbetet për t’u testuar”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021