Amerikanët mbështesin sulmin në Iran! Gazetari Ndrenika jep detaje

1 Mars 2026 | 21:34

Gazetari, Denion Ndrenika në një lidhje live nga SHBA-të në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka zbuluar detaje lidhur me sondazhet amerikane për sulmet ndaj Iranit. Ndrenika theksoi se sipas sondazheve 1/3 e amerikanëve e mbështesin sulmin ndaj Iranit.

Ai theksoi se pala që mbështet sulmet ndan të njëjtin mendim si presidenti amerikan, Donald Trump se sulmet ishin kundër regjimit terrorist dhe pasi synon neutralizimin e të gjithë arsenalit bërthamor apo balistik të Iranit.  Sipas tij pala tjetër thotë se sulmet janë një akt i padrejtë.

“Pa dyshim që ka një ndarje ndërmjet palëve, po themi republikanët, demokratët dhe në mes tyre mbeten ata që njihen tashmë si të pavarurit. Sondazhet përgjithësuese flasin që rreth 1/3 e amerikanëve e mbështesin sulmin ndaj Iranit, mirëpo është si puna e abstenimit të pro-së dhe kundër në votime ku të pavarurit shkojnë përgjithësisht në këtë rast me demokratët.

Pra, nëse mund t’i themi edhe pse nga pikëpamja e së drejtës ato janë qëndrime të ndara, por janë mund të themi që janë pak më shumë të pavarurit demokratët kundërt sesa ata që janë pro.
Megjithatë 1/3 sondazhe të përgjithësuara, pra pa e ndarë se cila prej kompanive ka ushtruar të drejtën apo metodologjinë, tregon që 1/3 pra është pro sulmeve.

Në fakt po që se i pyet flas për amerikanët, njerëzit e përditshmërisë, nuk është se ka ndonjë ide të madhe se çarë ndodh e po apo ndonjë kënaqësi për t’u për t’u përfshirë diskutime të tilla. Thjesht nuk e nuk e vrasin mendjen se jo vetëm për këtë, por për shumë raste të tilla. Pa dyshim që pjesët kryesore i mbeten për interpretime apo opinione apo analiza.

Pra e pata fjalën tek opinionet e përgjithshme, tek ekspertët e sigurisë që japin një ndasi të natyrës që a është SHBA-ja e përfshirë në një konflikt të mundshëm masiv rajonal. Palët pra duke referuar padyshim edhe opinioneve të mediave pra në këto qëndrime janë republikanët apo mediat po flas afër të quajturve republikanë apo konservatorëve thonë që flasin si të themi me fjalët e presidentit Donald Trump që kjo është një drejtim si kundër regjimit terrorist dhe që sulmi ka justifikim pasi synon neutralizimin e të gjithë arsenalit bërthamor apo balistik të Iranit. Pala tjetër është e qartë që thotë është një akt i padrejtë, është një shkelje e ligjshmërie dhe nuk është pyetur kongresi”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026