Amnesty International: FIFA t’i kompensojë punëtorët migrantë

11 Nëntor 2022 | 07:20

Vetëm dhjetë ditë para nisjes së Kupës së Botës në Katar, Amnesty International i ka bërë thirrje urgjente presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që të angazhohet për një paketë kompensimi për punëtorët migrantë që ndërtuan stadiumet në të cilat zhvillohet kampionati botëror në futboll.

Amnesty International dhe 24 grupe të tjera, duke përfshirë Human Rights Watch, i shkruan Infantinos në maj duke i kërkuar atij të krijonte një program kompensimi për “abuzimet” që pësuan punëtorët.

Këto organizata thonë se shumë punëtorë migrantë – kryesisht nga Azia Jugore dhe Azia Juglindore dhe Afrika – kanë vuajtur nga shfrytëzimi dhe abuzimet në vendet e punës, raporton Radio Evropa e Lirë.

Punëtorët janë ankuar për kushtet e punës që përfshinë punë të detyruar, mosdhënie e pagave dhe orë të gjata pune pa ditë pushimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës

Mesfushori legjendar holandez Mark van Bommel është emëruar trajneri i ri i ekipit kombëtar belge të futbollit, njoftoi të premten Shoqata Mbretërore Belge e Futbollit....
12:14 | 25/07/2026

Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)

Marc Cucurella, i cili festoi fitimin e Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2026, ndau një histori shumë personale me botën. Flokët e tij...
09:16 | 25/07/2026

Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”

Dinamo City mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Aluminij...
17:32 | 24/07/2026