AMP pezullon nga detyra policin: Shoqëroi dhe dhunoi pa arsye një person
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka pezulluar nga detyra një punonjës 33-vjeçar të Policisë së Shtetit me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Kallëzimi i rremë”.
Sipas AMP, ky efektiv ka kryer shoqërimin pa arsye të ligjshme të një personi në komisariat dhe e ka dhunuar duke i kryer dëmtime fizike.
Gjithashtu efektivi ka depozituar dhe një kallëzim penal ndaj personit që ka dhunuar me pretendimin se ky i fundit ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
“Ky punonjës policie, në mosrrespektim të atributeve për shkak të funksionit organik, me datë 02.12.2022 ka kryer shoqërimin pa arsye të ligjshme të shtetasit Z. Z., të cilin gjatë kohës së qëndrimit në ambientet e Komisariatit, e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike. Gjithashtu, për të manipuluar veprimet e kryera prej tij, ky punonjës policie ka depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi për “Kundështim të punonjësit të policisë”, njofton AMP.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë