Video me përmbajtje erotike, SPAK nis procedim penal për Safet Gjicin

16 Qershor 2023 | 13:00

SPAK ka nisur procedim penal për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

Kjo ka ardhur pas shfaqjes së një video në rrjetet sociale, ku Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.

Sakaq gazerari Eni Ferhati bëri me dije se video është filmuar 10 ditë më parë në zyrën e kryebashkiakut dhe është filmuar nga një kamer e vendosur në një çantë.

Duke rikujtuar precedentët e mëparshëm, sipas gazetarit kryebashkiakët që janë hetuar për video intime janë shkarkuar nga detyra.

“Prej disa orësh po qarkullon një video me natyrë erotike që në pamje të parë duket se është kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici në zyrën e tij. Në një reagim zyrtar na është konfirmuar fakti se mënjherë sa është njohur Prokuroria e Posaçme lidhur me këtë video është nisur një procedim penal për të hetuar atë që ka ndodhur

Nga ky material shihet se video është xhiruar në datën 6 qershor rreth orës 16:00, 10 ditë më parë. Kamera dyshohet se është vendosur në një objekt të lëvizshëm që dyshohet se është një çantë. Nuk dihet ende mbi ç’akuzë SPAK e ka regjistruar këtë procedim penal”, tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026