Analisti Bushati: Si Rama donte të hetonte PD-në duke korruptuar zyrtarin e FBI-së

26 Janar 2023 | 21:32

Analisti Andi Bushati deklaroi se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal është paguar me 225 mijë dollarë nga politika, pasi ai ka marrë dokumente nga zyra e kryeministrit Edi Rama për të hetuar një parti rivale.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se kemi të bëjmë me një lobim politik.

“Aty thuhet që njëri nga këta personat, A dhe B, njëri i ka dhënë paratë, tjetri i ka paguar udhëtimet. Të dy këta, u interesokan që ky zyrtar të hetojë një parti kundërshtare të kryeministrit. A ka person privat sot në Shqipëri, që do i prishej terezia, që shko ti, unë po të paguaj që t’i prishësh punë PD-së, LSI-së. Këtë mund ta bëjë vetëm një kundërshtar politik.

Tregon që interesi ka qenë politik dhe ai ka marrë para për politikë. Këtë e përforcon akoma më tepër që, ky korrputuesi i zyrtarit të FBI-së, merrte dokumente nga zyra e kryeministrit, për të ushqyer zyrtarin e FBI-së, kundër një partie rivale. Kjo gjë nuk mund të jetë veçse politike. Çdo mendje logjike mendon që këtu kemi një lobim politik, për të përdorur një zyrtar të korruptuar të FBI-së, për të instrumentalizuar luftën e brendshme politike në Shqipëri”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026