Andi Bushati zbërthen skemën: Si u implikua Edi Rama te skandali në SHBA
Analisti Andi Bushati thotë se nuk mund të jetë i sigurt që kryeministri Edi Rama i ka dhënë 225 mijë dollarë ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se ka një sërë rrethanash që e implikojnë në një mënyrë tepër të rëndë Ramën, pasi ky i fundit ka mbajtur takime me McGonigal që nuk janë bërë publike.
“Kush është teza ime? Unë nuk jam 100% i sigurt që Rama ia ka çuar 225 mijë dollarët zyrtarit të FBI-së, por ka një sërë rrethanash që e implikojnë në një mënyrë tepër të rëndë kryeministrin e vendit tim. Ka zhvilluar disa takime me zyrtarin e FBI-së. Pyesni çdo ministër të kësaj Republike, kur takohet me një zyrtar të lartë të këtij niveli
Është ambasada? Nuk ka qenë. Ka një krenari të madhe për ta shpallur në Facebook, unë takova shefin e kundërzbulimit të FBI-së, asnjë postim i Ramës. Nuk mund të takosh ti një zyrtar kaq të lartë të FBI-sëd he të mbash në zyrë dy tregtarë, pa certifikatë sigurie, pa asnjë tagër publik. Pse ky mister i takimeve të Ramës dhe këtij? Po fliste për interesat e vendit apo po sillej si një lobist dhe duhej ta mbante takimin në mister?”, theksoi ai.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein