Analisti i njohur serb Ivan Vejvoda: Ja zgjidhja e krizës Kosovë-Serbi…
Ivan Vejvoda, këshilltar i ish-kryeministrit të Serbisë Xhinxhiç tha në një intervistë për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se ka ardhur momenti që udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi të mbajnë përgjegjësi lidhur me situatën në Veri.
Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar, duke pasur parasysh përgjegjësinë e tij si aktori i tretë i plotë në situatë, duhet të ketë një qasje më të fuqishme.
Vejvoda u shpreh se fati më i madh i të dyja vendeve është se janë në Europë, ku ekziston Bashkimi Evropian, që mbetet një projekt paqeje,
“Mendoj se janë ndezur dritat e kuqe, të gjithë alarmet janë ndezur dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar, siç e thotë bukur shprehja në anglisht, “ka një tjetër peshk për të pjekur”, lufta Rusi-Ukrainë, tensionet që janë të pranishme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Ne jemi një pjesë shumë e vogël e botës. Ne jemi, siç thashë, e shumta 16 milionë njerëz. Duam të jemi si Evropa dhe të futemi në Evropë. Duhet të mbajmë dhe te marrim përgjegjësi, së pari udhëheqësit, në plot kuptimin e fjalës. Pastaj komuniteti ndërkombëtar, duke pasur parasysh përgjegjësinë e tij si aktori i tretë i plotë në situatë, mendoj se duhet të ketë një qasje më të fuqishme. Siç thashë, fakti që kishim një takim mes presidentit Vuçiç dhe Vjosa Osmanit, sado i shkurtër apo i ashpër të ketë qenë, ishte e rëndësishme që e realizuan. Kjo është mënyra për të ecur përpara. Kjo nuk mund të shmanget. Ne kemi fatin që jemi në Evropë, ku ekziston Bashkimi Evropian, që mbetet një projekt paqeje. Pikërisht për këtë duam të futemi, sepse duke qenë anëtar, ka njëfarë sigurie për paqe dhe sigurisht, për të drejtat dhe sundimin e ligjit”, tha analisti serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci