Protesta e gjashtë kundër Vuçiç, dhjetëra mijëra serbë marshuan drejt qeverisë
Në protestën e gjashtë “Serbia kundër dhunës”, të premten, dhjetëra mijëra qytetarë në Beograd nisën një marsh drejt Qeverisë së Serbisë, rreth së cilës do të bëhet një unazë.
Në krye të kolonës ishin studentët me pankartën “Studentët kundër dhunës”.
Pjesëmarrësit në protestë kanë brohoritur “Studentët nuk heshtin”, “Vuçiç largohu”, “Dorëheqje”.
Ndër mesazhet që protestuesit bartnin në pankarta ishin: “Jeta e fëmijëve nuk ka çmim”, “Mjaft më, a e kuptove”, “Në heshtje mbijeton dhuna”.
Organizatorët e protestës ftuan qytetarët që të përgatisin mesazhe për Ministrinë e Arsimit, por edhe për gjithë Qeverinë.
Protestat po zhvillohen me ftesë të një pjese të opozitës, për shkak të pakënaqësisë ndaj reagimit të Qeverisë së Serbisë ndaj krimeve nga të shtënat masive, në fillim të majit, ku humbën jetën 18 persona.
Nga protesta u bë e ditur se do të nisin aksione të reja nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në fund të javës së ardhshme.
Kërkesa kryesore e protestës është ndalimi i nxitjes së dhunës në hapësirat publike.
Kërkesat tjera nga protestat janë edhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiç dhe drejtorit të Agjencisë për Informim të Sigurisë, Aleksandër Vulin.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja