Lita: Komisionerët e PD u shitën në mënyrë masive, ja çfarë ndodhi në Fier
Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se procesi i votimit për zgjedhje e 11 majit ka pasur shumë parregullsi, ku janë përfshirë të gjithë komisionerët.
Sipas tij, komisionerët e PD u shitën masivisht, madje në Fier PD nuk kishte fare komisionerë dhe i mori nga partitë e tjera.
“Të gjithë komisionerët janë të përfshirë në parregullsi gjatë numërimit. Të gjithë janë bashkëpunëtorë, ata (komisionerët e PD) e dinë shumë mirë që janë shitur, edhe numëruesit. Komisionerët e PD janë shitur në mënyrë masive, madje në qarkun Fier nuk kanë pasur fare komisionerë, kanë marrë nga partitë e tjera. Ka disa problematika me fletët e votimit, ato me vulë dhe pa vulë, ato pa vulë a janë fotokopje, a janë të falsifikuara, kush i ka falsifikuar se ajo do rezolucion të lartë. KQZ nuk thotë sa janë fletët e votimit në të gjithë vendin, ndoshta i ka PS, por KQZ nuk na i thotë sa janë në kuti”, tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar