Analisti: Kurti po i servir elektoratit një luftë që nuk ekziston

26 Qershor 2023 | 11:03

Analisti Artan Behrami tha në një intervistë për Euronews Albania se Albin Kurti po servir një luftë që nuk ekziston.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës po i drejtohet elektoratit.

“Zoti Kurti po i servir elektoratit të vet një luftë të paqenë me Serbinë dhe Vuçiçin dhe ai e di shumë mirë që në një popull pro amerikan siç është Kosova dhe si janë shqiptarët e ka shumë të vështirë t’i mbijetojë luftës me perëndimin dhe unë mendoj që nga sot kryeneçësia e tij do të ketë pasoja dhe unë besoj që pasojat do të fillojnë nga sot,” – u shpreh Behrami.

Ndërkohë, tre zyrtarët policorë të Kosovës, të arrestuar nga autoritetet serbe më 14 qershor në Veri janë liruar.

Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë të hënën se tre zyrtarët kanë dalë të hënën para një gjykate në Kralevë, shkruan REL.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026