Analisti: Perëndimi i zënë në befasi nga dinakëria e Serbisë, situata e komplikuar
Analisti Dritëro Arifi tha në një intervistë për Euronews Albania se perëndimi është zënë në befasi nga dinakëria e Serbisë.
I pyetur konkretisht për qëndrimin e Brukselit sa i takon çështjes së veriut të Kosovës, Arifi tha se fjalët kanë qenë si të një vigani, ndërsa veprimet i krahasoi me ato të një xhuxhi.
“Bashkimi Europian nuk i ka mekanizmat, ose i ka, por nuk dëshiron t’i zbatojë, për shkak se edhe në raport me Kosovën, BE si institucion, ka një qëndrim neutral edhe pse në dokumente thuhet mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Europian ka filluar gradualisht të lëvizë duke njohur Kosovën si subjekt,” – u shpreh Arifi.
Sipas analistit reagimi për këtë çështje duhet të kishte qenë më i madh, në mënyrë që dhe situata të mos ishte kaq e komplikuar.
Më 23 prill, në Veri të Kosovës do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e komunave. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Në garë janë 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.
Këto zgjedhje po mbahen pasi kryetarët e komunave në veri bashkë me zyrtarë të tjerë dhanë dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë Kurti për të nisur procesin e regjistrimit të targave të automjeteve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve