Analisti serb: Ja pse vrasjet masive ne Serbi kane lidhje me Vuçiç
Analisti serb, Dushan Janiç tha për “Balkan Talks” në Euroneës Albania se vrasjet masive që kanë ndodhur së fundmi në Serbi kanë lidhje drejtpërdrejtë me presidentin Aleksandër Vuçiç.
Sipas tij nivelet e larta të shtypjes dhe presionit që reflektohen edhe te komunikimi i shtetit serb në arenën ndërkombëtare, janë të prirura të ndikojnë drejtpërdrejtë te qytetarët.
“Sigurisht, kjo është e dhimbshme, por fatkeqësisht, mund të themi që ishte diçka e pritshme. Jo ngjarjet konkrete, por dhuna është shumë e përhapur në shoqëri, në bisedimet publike. Ka pak zgjatime, për shkak të krizës ekonomike, te trashëgimisë së viteve ’90, te trashëgimisë së Covidit, këtu përfshihen shumë e shumë aspekte psikologjike. Por në fund, më e rëndësishmja është që atmosfera politike, jo vetëm në Serbi, por dhe në rajon, edhe komunikimi i Serbisë me të tjerët, është në nivelet më të larta të shtypjes dhe presionit.
Gjithsesi, shpresoj që të gjithë do të marrin mësim. Së pari, qeveria duhet të ndryshojë diçka, diçka nuk shkon në “mbretërinë e Serbisë”. Duhet ndryshuar diçka. Do doja të shikoja që qeveria të futet në dialog për të kërkuar konsensus. Dhe në fund, politika e reciprocitetit do na vrasë të gjithëve neve në Kosovë dhe në Serbi. Duhet të fillojmë të flasim për normalizimin, të fillojmë vërtet të flasim për interesat e përbashkëta. Dhe mund të them që akoma në ditët e sotme nuk është normale dhe e lehtë të flasim për politikën dhe njerëzit e thjeshtë në Serbi janë shumë të shqetësuar për mbijetesën. Po kërkojnë vërtet paqe dhe qëndrueshmëri,” – u shpreh analisti serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Dirk Schübel emërohet Përfaqësues i ri Special i BE-së për Kosovën
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
- 12:32 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:22 Cole: Messin do ta vëmë në gjumë, Anglia shkon në finale
- 12:12 Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re