Analisti: Takimi i Ramës pa formë, kërkon të forcohet si lider rajonal
Kryeministri Edi Rama ka ftuar sonte në Tiranë, lideret politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Sipas analistit Xhelal Neziri ky takim është pa formë dhe Rama thjesht po kërkon të forcohet si lider rajonal.
“Po të kishte qenë vërtetë agjenda evropiane qëllim kryesor i këtij takimi unë mendoj se i njëjti nuk do të ishte publik dhe nuk do të ishte ndjekur ose përshkruar me aq pompozitet mediatik. Ne kemi më tepër një ngjarje që më shumë duket si një pjesë e ndonjë strategjie të PR-it të kryeministrit sesa një ngjarje e cila organizohet për një qëllim konstruktiv,” – u shpreh Neziri.
Në këto kushte, sipas analistit ky tubim, politikisht, nuk shkon në favor të asnjërës parti politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut duke qenë se i vë ato në një pozicion jo aq të mirë kur pranojnë të shkojnë në takim si grup me kryeministrin shqiptar.
“Nga ana tjetër për zotin Rama, kjo forcon profilin e tij si aktor rajonal, sidomos kur bëhet fjalë për proceset politike në shtetet ku shqiptarët janë shumicë ose janë në numër të konsiderueshëm,” – shtoi Neziri.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:29 Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
- 12:19 UEFA shpërthen ndaj FIFA-s: Vendim i paprecedent për Balogun, rrezikon integritetin e Botërorit 2026
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës
- 12:00 Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
- 11:55 Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
- 11:37 U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën