Analisti: Vuçiç do përfundojë si Gruevski, roli tij dhe i Kurtit gjithnjë më i vogël

6 Shkurt 2025 | 11:25

I ftuar në Euronews Albania, analisti nga Kosova, Arbnor Sadiku, diskutoi për zhvillimet ndërkombëtare dhe ndikimin e SHBA-ve dhe Rusisë në situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se liderët aktualë të Kosovës dhe Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti, po përballen me një moment kyç, ku ndikimi i tyre në skenën politike do të bëhet gjithnjë e më i vogël.

Sadiku vuri në dukje se Vuçiç është në “frymën e fundit” të mbajtjes së pushtetit dhe se besimi i tij është duke u shuar çdo ditë. Ai theksoi se ndërsa marrëdhëniet SHBA-Rusi duket se po riparohen, roli i liderëve të rajonit si Vuçiç dhe Kurti mund të bëhet gjithnjë më i vogël, duke hapur mundësinë për largimin e shpejtë të Vuçiçit nga pushteti.

“Vuçiç është në frymën e fundit të mbajtjes së pushtetit. Besimi i tij po humbet çdo ditë që ai qëndron në atë karrige,” tha Sadiku, duke shtuar se në këtë kontekst, roli i Vuçiçit dhe Kurtit do të bëhet gjithnjë më i vogël.

Ai gjithashtu nënvizoi se bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet evropiane janë mbështetës të opozitës serbe, duke i ofruar mundësi për të përgatitur vendin për zgjedhje të reja. “Bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet evropiane janë pro opozitës serbe, duke i ofruar mundësi shtesë për të përgatitur vendin për zgjedhjet e reja,” tha ai.

Në lidhje me situatën politike në Serbi, Sadiku paralajmëroi se Vuçiç mund të përballet me një fat të ngjashëm me atë të Nikola Gruevskit, ish-kryeministrit të Maqedonisë, dhe mund të largohet nga vendi, duke e çuar partinë e tij në opozitë.

Lidhur me zhvillimet ndërkombëtare, Sadiku tha se dialogu ndërmjet presidentëve Putin dhe Trump është me rëndësi të madhe. Ai theksoi se, në momentin që SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshje për Ukrainën, figura të tilla si Vulin dhe Vuçiç do të humbasin rëndësinë, ndërsa opozita dhe kampi opozitar do të marrin më shumë ndikim.

“Problemet që po zgjidhen ndërmjet presidentëve Putin dhe Trump janë të rëndësishme, dhe për këtë arsye, Vulin nuk ka shumë rëndësi në momentin që SHBA dhe Rusia do të arrijnë marrëveshje për Ukrainën,” përfundoi Sadiku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026