Analiza e BBC: Biseda Putin-Trump po shihet si një fitore në Rusi

19 Mars 2025 | 15:45

Biseda telefonike mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump është vlerësuar pozitivisht nga Kremlini, duke e paraqitur atë si një fitore diplomatike për Rusinë, shkruan BBC.

Sipas gazetës ruse Izvestia, “Putin dhe Trump ranë dakord të punojnë së bashku për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.” Ndërsa Komsomolskaya Pravda e interpretoi biedën telefonike si një sukses për politikën e jashtme ruse.

Pavarësisht pritshmërive për një marrëveshje të mundshme, Vladimir Putin e refuzoi propozimin e Trump për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar 30-ditor. Përkundrazi, ai përcaktoi kushtet e tij për paqen, duke kërkuar:

  • Ndërprerjen e ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin,
  • Ndalimin e ndarjes së inteligjencës me Ukrainën,
  • Pezullimin e mobilizimit ushtarak nga pala ukrainase.

Këto kërkesa shihen si një përpjekje për të siguruar kapitullimin e Ukrainës, duke e bërë të pamundur që Kievi t’i pranojë ato.

Në vend që të përballej me një presion më të madh nga SHBA, Kremlini mori vlerësime nga administrata Trump. “Ne patëm një telefonatë fantastike”, deklaroi Donald Trump për Fox News. Ndërsa i dërguari i tij, Steve Witkoff, tha se “Putini meriton lavdërim për angazhimin e tij për paqen”.

Ndërkohë, Moska po tenton të përdorë lidhjet ekonomike si një mjet për afrimin me Uashingtonin. Putin ka propozuar bashkëpunim me SHBA-në në sektorë strategjikë, si prodhimi i aluminit dhe minierat e mineraleve të rralla. Trump e priti pozitivisht këtë ide, duke thënë se “Rusia ka gjëra që ne mund t’i përdorim.”

Tani që Putin ka refuzuar armëpushimin dhe ka vendosur kushtet e tij, Moska e ka kthyer presionin te SHBA-ja për të vendosur hapin e radhës. Bisedimet mes dy vendeve do të vazhdojnë, si për Ukrainën, ashtu edhe për çështjet ekonomike.

Nëse Kremlini arrin ta bindë administratën Trump se lidhjet më të forta ekonomike me Rusinë janë më të dobishme sesa mbështetja për Ukrainën, atëherë politikat amerikane ndaj luftës mund të ndryshojnë ndjeshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë banimi në qytetin belg të Antverpit, ndërsa...
17:09 | 01/07/2026

Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision

Kanadaja do t’i bashkohet konkursit të këngës në Eurovision vitin e ardhshëm, duke u bërë pjesëmarrësja e parë e re që nga Australia në vitin 2015. Pjesëmarrja...
16:45 | 01/07/2026

Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se përpjekjet për denuklearizimin e Iranit po ecin në drejtimin e duhur, ndërsa bisedimet mes...
16:42 | 01/07/2026