Analiza e rezultatit në Korçë me ‘lupën’ e pedagogëve
Në qarkun e Korçës zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste me rezultatin 6 me 5, kundrejt Partisë Demokratike.
Zhgënjyese ishte LSI ku humbi të vetmin mandat që kishte dhe po ashtu nga 18.000 vota të viti 2017, këto zgjedhje mori vetëm 8.000.
Euronews Albania intervistoi dy pedagogë të universitetit të Korçës, njohës të mirë të politikave.
Sipas Gjergji Meros, dekan i fakultetit të bujqësisë, Partia Demokratike ka arritur pritshmëritë në qarkun e Korçës.
“Është një rezultat i mirë për Korçën në krahasim me zgjedhjet e kaluara apo të mëparshmet. Sepse PD ka marrë 5 deputetë dhe ka marrë rreth 50.000 vota, gjë e cila tregon se ka një ndryshim dhe Korça tregoi vërtet atë që ka treguar gjithmonë, që është shumë më objektive se qarqet e tjera “, u shpreh zoti Mero.
Sipas Meros, në qoftë se PD do të kishte disa prej bashkive të vendit, rezultati sot do të ishte ndryshe.
“Unë them që PD, strukturat e saj duhet të analizojnë këtë humbje, jo si herët e tjera që e kanë anashkaluar. Ta analizojnë sepse ka disa faktorë, një prej tyre është edhe kjo që thatë juve, sepse po të ishte pushteti lokal zor se do të dilte ky rezultat”, tha ai më tej.
Nga ana tjetër, Maria Dojçe, pedagoge në fakultetin e shkencave natyrore dhe humane e sheh si një fitore të PS, pasi ky rezultat pas 2 mandatesh është arritje.
“Alternativa e forcës së parë, e PS vazhdon të dominojë dhe të jetë më bindësja për elektoratin, për të vetmet arsye sepse në 2 mandatet e para dhe ai pak skeptizëm që ekzistonte, sidomos në mandatin e parë kur Edi Ramës dhe PS ju dha votëbesimi. Të gjithë skeptikët mendonin a do ja dilte Rama dhe krahu i majtë për të bërë punë të mira në Shqipëri dhe për ta çuar Shqipërinë në nivelin e standardeve europiane, tashmë kjo gjë u vërtetua dhe vota masive, 74 mandate nuk janë pak, tregojnë që shqiptarët janë bindur”, u shpreh Maria Dojçe.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave