Anashkalimi i vakteve dhe ngrënia e çrregullt rrisin riskun për depresion

1 Qershor 2026 | 16:50

Ngrënia në orare të çrregullta dhe anashkalimi i vakteve mund të rrisin me 55 % rrezikun për depresion. Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar në revistën shkencore Journal of Affective Disorders, i cili analizoi të dhënat e më shumë se 21 mijë të rriturve në Korenë e Jugut përgjatë 8 viteve.

Studiuesit zbuluan se personat që nuk konsumonin rregullisht vaktet kryesore kishin dukshëm më shumë gjasa të shfaqnin simptoma depresive. Ndërkohë, anashkalimi i mëngjesit rezultoi se e shton më shumë këtë rrezik.

Sipas ekspertëve, oraret e paqëndrueshme të ngrënies mund të çrregullojnë ritmin biologjik të organizmit, duke ndikuar në hormonet që rregullojnë humorin dhe mirëqenien emocionale. Gjithashtu, ngrënia e parregullt lidhet shpesh me mungesën e vitaminave, fibrave dhe antioksidantëve, elementë të rëndësishëm për shëndetin mendor.

Lidhja mes ngrënies së çrregullt dhe depresionit ishte më e fortë tek meshkujt, duhanpirësit dhe personat që hanin vonë gjatë natës.

Edhe pse nevojiten studime të tjera për të përcaktuar nëse kjo lidhje është shkakësore, studiuesit theksojnë se konsumimi i rregullt i vakteve, një dietë e larmishme dhe mosanashkalimi i mëngjesit mund të jenë masa të thjeshta që ndihmojnë në uljen e rrezikut për depresion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026