Andi Bushati: Amerika është kundër shqiptarëve që mendojnë ndryshe
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në intervistë për mediat la të kuptohet se dallimet në qasje ndaj disa politikave të SHBA-së dhe qeverisë “Kurti 1” çuan në prishjen e koalicionit VV-LDK.
Kjo temë u trajtua mbrëmjen e sotme në emisionin “Shock” të Euronews Albania. Analisti Andi Bushati tha se diplomatët e huaj shpesh ngatërrohen dhe për pasojë bëjnë gabime tragjike, të cilat mbesin gjatë në memorien kolektive të një kombi.
“Shpesh diplomatët ngatërrohen, shpesh gabojnë për interesa të çastit, por fatkeqësisht gabimet e të mëdhenjve janë gabime tragjike dhe lënë shenja në memorien e një kombi”, tha ai.
Duke analizuar situatën në Kosovë që çuan në rrëzimin e qeverisë “Kurti 1”, por dhe lëvizjet e fundit në Shqipëri mbi rastin “Berisha”, z. Bushati tha se Amerika shpeshherë është kundër shqiptarëve që mendojnë ndryshe.
“Veprime si ato të Grenell, Palmer dhe Yuri Kim në kombësinë më pro amerikane jo të gadishullit, por të gjithë Evropës, po ngrenë një sentiment të të parit me dyshim të superfuqisë, sepse shpesh po shohim se Amerika është kundër vullnetit të votuesve dhe një shumice shqiptarësh, që mendojnë ndryshe dhe këtë e bën në mënyrë arrogante”, tha Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë