Andi Bushati: Basha është bërë handikapi kryesor i opozitës në Shqipëri
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka cilësuar si “Trekëndësh të Bërmudës” Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën.
Andi Bushati mendon se Lulzim Basha lëshon akuza cinike mbi këta tre personalitete për shkak se nuk është i fortë për të mbijetuar në krye të opozitës.
Analisti Bushati tha në emisionin “Shock” se duket sikur Lulzim Basha po zbaton porositë e Edi Ramës, ku ky i fundit i ka sugjeruar kreut të PD-së që të distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Para zgjedhjeve të 25 prillit, porosia që i jepte Edi Rama Lulzim Bashës ishte që “ti je një djalë i mirë, kështu që ndahu nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Basha po bën pikërisht atë për të cilën e ka porositur Edi Rama”, u shpreh Andi Bushati.
Mirëpo analisti thotë se z. Basha nuk është se po zbaton porosinë e Edi Ramës, por meqenëse “nuk është lider”, akuzat drejt Sali Berishës dhe Ilir Metës e ndihmojnë atë për të mbijetuar në krye të opozitës.
“Lulzim Basha është bërë handikapi kryesor i opozitës në Shqipëri”, u shpreh Andi Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së