Bushati: Begaj u shfaq i përulur para Ramës, e nis karrierën i paragjykuar

6 Qershor 2022 | 20:47

Analisti Andi Bushati thotë se Bajram Begaj që në aktin e parë tregoi se nuk është një figurë e nivelit të lartë që di të distancohet për të mos u bërë palë e një projekti politik.

“Për mua vetëm mënyrë se si pranoi të zgjidhet është shumë e rënë dhe tregon shumë për presidentin e ardhshëm”, tha Bushati.

Për analistin, Begaj u shfaq i përulur para kryeministri Rama me gjuhën e trupit. I gjithë procesi tha, Bushati tregon se Begaj e nis me një paragjykim të madh karrierën si President.

“Ka thënë po me ndërgjegje duke e ditur se do të jetë një president jo konsensual por vetëm i njërës palë. Aq më keq akoma, është një president që ka dalë nga xhepi, shtrati apo mënga e një njeriu të vetëm, që është Edi Rama”, deklaroi analisti.

Nisur nga kjo tha Bushati, mazhoranca dhe ata që mbrojnë zgjedhjen e tij në krye të shtetit po shpikin histori se mbështetet nga SHBA pasi nuk bind që është figurë konsensuale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026