Andi Bushati: Jam pro vaksinës, por kundër kthimit me detyrim
Analisti Andi Bushati e sheh të nevojshme marrjen e vaksinës kundër COVID-19, pasi kjo qasja shton ai ndikon në mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
Përballë moderatores Bruna Çifligu, Bushati theksoi në emisionin “Shock” se detyrimi i njerëzve për të marrë vaksinën krijon probleme.
“Unë jam pro vaksinës, jam vaksinuar edhe vetë dhe mendoj se është në të mirë të njerëzimit me që secili nga ne të vaksinohet, por nga ana tjetër kthimi me detyrim i vaksinimit ka probleme”, tha ai.
Sipas tij, marrja e vaksinës kundër COVID-19 nuk duhet analizuar vetëm në aspektin shëndetësor.
“Nuk duhet parë vetëm nga ana shëndetësore, por edhe nga ana etike dhe filozofike. A mundet të ma kufizojnë lirinë deri në atë pikë, sa të më detyrojnë me vaksinim, kjo është një çështjet që askush nuk e ka zgjidhur dhe bota ndahet në pro dhe kundër’, tha ai.
Analisti thotë se fjala “detyrim” tingëllon ashpër në veshin e qytetarëve dhe autoritetet duhet të mendojnë mirë para se ta artikulojnë atë.
“Fjala “detyrim” është fraxhile dhe duhet menduar shumë mirë kur lëshohet”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund