Andi Bushati: Yuri Kim po ndjek kurs për përçarjen e PD-së

5 Prill 2022 | 20:26

Analisti Andi Bushati e cilëson ‘provokim’ takimin që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka pasur këtë të martë me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Bushati gjatë emisionit “Shock” u tregua i ashpër duke thënë se znj. Kim po ndjek një kurs për përçarjen e PD-së.

“Nuk ka asnjë dyshim që znj. Kim është futur në një agjendë të përçarjes së opozitës dhe PD-së”, tha Bushati duke iu referuar deklaratave të ambasadores kundër Berishës.

Sipas tij, znj. Kim ‘e humbi këtë bast’ pasi Berisha pas shpalljes ‘non grata’ ka dalë edhe më i fortë politikisht.

“Për mua kjo është ambasadorja më e dështuar që Uashingtoni ka sjellë në Shqipëri, jo në raport me ne por në raport me eprorët që i kanë caktuar detyrat. DASH e shpalli ‘non grata’ Berishën dhe në vend që ta varrosi e ka ngritur Berishën”, u shpreh analisti.

Bushati tha se znj. Kim ka si “qëllim t’i shërbejë regjimit të Edi Ramës” duke shtuar se qëndrimi i saj është i njëjtë si ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Analisti, Baton Haxhiu nuk ishte dakord me këtë qëndrim duke thënë se Yuri Kim dhe DASH nuk po punojnë për përçarjen e PD, por përmes luftimit të Berishës po përpiqen t’i japin frymë demokracisë në Shqipëri.

“Kjo gjë është kundër votuesve të PD, është e vërtetë, por këta (Kim dhe DASH) në afatgjatë mendojnë se është njeriu i gabuar (Berisha)”, tha Haxhiu.

Nga ana tjetër, analisti shtoi se vendimi për ta shpallur ‘non grata’ Berishën e ka kthyer në hero. Ai shtoi se duhen shumë fakte që mbështetësit të binden për pretendimet kundër ish-kryeministrit.

Nga ana tjetër, Baton Haxhiu shtoi se SHBA e shpalli ‘non grata’ Berishën për të krijuar precedent për shpalljen e personave të tjerë të padëshiruar në të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026