Andi Bushati: Ku ndahem dhe ku bashkohem me Sali Berishën
Analisti Andi Bushati tha se është dakord me kreun e PD-së Sali Berishën se shteti është i kapur nga kryeministri Edi Rama.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati iu drejtua Berishës duke i thënë se si do e vërtetojnë se vota në zgjedhjet lokale është vjedhur në një kohë kur Erion Veliaj ka mbështetje dhe nga media.
Më tej ai sistemi aktual shtrembëron votën duke shtuar se kjo krijon pabarazi në zgjedhjet lokale të 2023.
“Zoti Berisha unë bie dakord për analizën që ju i bëni kapjes së shtetit nga Rama, por kur vjen puna te votimet nuk jemi në kohën kur votimet vidhen si në ’96-’97, pra duke thyer kutitë, sot është sistemi që e shtrembëron votën.
Veliaj mund të ishte person i SPAK, Veliaj ka gjithë sistemin mediatik që i bën fresk dhe kjo krijon pabarazi në zgjedhje. Në këtë moment gara është totalisht e pabarabartë. Kur të vijë puna e ditës së zgjedhjeve, njerëzit do të votojnë në të gjithë këtë sfond të madh . Si do e vërtetoni ju para apo pas zgjedhjeve se vota u prek. Jam i bindur që vota është e prekur që tani. Prisni që t’ua marrin zgjedhjet?”- tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi