Andi Bushati: Ky është autogoli më i madh i opozitës

14 Shtator 2022 | 22:15

Analisti Andi Bushati i ftuar në “Now” me Erla Mëhillin ngriti pyetjen se çfarë është më e rëndë për opozitën: të jetë kryetari non grata nga Amerika apo që dyshohet se mund të ketë marrë para nga rusët.

Sipas tij, çështja non grata është më e rëndë.

“Unë kam qenë nga ata se kam besuar këtë non gratën, kam thënë PD-ja në demokracinë shqiptare duhet të vazhdojë përpara me njerëzit e vet të votuar. Tani të kthehem dhe për një luftë të brendshme ne të bymehim një parti shqiptare që është financuar nga rusët, për mua është autogoli më i madh i opozitarizmit në Shqipëri,” – u shpreh ai.

Rusia ka transferuar në mënyrë të fshehtë mbi 300 milionë dollarë për parti politike, drejtues dhe politikanë të huaj në mbi 24 vende të botës, duke nisur nga viti 2014.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të administratës amerikane, të cilat i referohen një raporti të shërbimeve të inteligjencës, tashmë i deklasifikuar, shkruan BBC.

Sipas këtij burimi, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026