Andi Bushati: Rama shet e blen këdo, kërkon debat artificial për SPAK
Analisti Andi Bushati i cilëson farsë thirrjet e kryeministrit Rama ndaj SPAK për të hetuar ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentin Meta.
Sipas tij, Rama e kontroll SPAK-un, duke iu referuar skandaleve të pa hetuara gjatë viteve të fundit.
Bushati u shpreh se Rama po kërkon të krijojë një debat artificial me idenë që SPAK ka rënë në duart e kundërshtarit politik.
Sipas tij në këtë kurth kanë rënë shumë opozitarë, të cilët mendojnë se kryeministri është i frikësuar nga hetimet për inceneratorët.
Analisti shtoi se kjo është nuk ndodh pasi edhe të hetuarit si Lefter Koka dhe Alqi Bllako “janë dorëzuar” nga Rama vetë.
“SPAK-u është një levë e pushtetit, i cili është bërë i tillë për të mos i futur asnjë gjemb në këmbë pushtetit”, tha Bushati.
Analisti theksoi se Rama kërkon që të hetohet Meta në një kohë kur në mandatin e parë kanë bashkëqeverisur dhe mandatin e dytë e votoi për President.
“SPAK po kthehet në një vegël qorre të autokracisë. Ata (prokurorët e SPAK) që Yuri Kim i quan heronjtë e fëmijëve tanë, janë turpi i gjithë shqiptarëve sepse me emrin e drejtësisë së re, po bëjnë një padrejtësi të re”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë