Andi Bushati: Shqipëria s’ndahet dot nga RMV-ja në rrugën drejt BE-së

26 Prill 2022 | 20:44

Analisti Andi Bushati thotë se tashmë është fakt që konflikti Sofje-Shkup do ta pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas tij, Tirana ndodhet në një situatë ku ‘do të vuajë fatin’ e keq nga vetoja e Bullgarisë.

Nga ana tjetër, Bushati e konsideroi ‘spektakël’ pretendimin e kryeministrit Rama për të ndarë Shqipërinë nga RMV.

“Ka një sërë burimesh diplomatike në Bruksel dhe në kryeqytete qendrore të Evropës që thonë se Maqedonia i ka përmbush detyrimet para jush”, tha analisti.

Bushati tha se ne (Shqipëria) që kemi mbajtur peng për një kohë të gjatë Shkupin nuk mund të lirohemi tani nga pesha mbi supe.

“Kjo është logjika e vendeve kryesore të BE-së”, tha analisti Bushati.

Sipas Bushatit, ne nuk duhet t’i vëmë fajin BE-së, por duhet t’i kërkojmë përgjegjësi qeverisë.

Bushati shtoi se BE nga ana tjetër ka avantazhuar vende si Mali i Zi dhe Serbia që kanë probleme, por nuk është arsye për të mos parë problemet tona.

“Evropa ka shumë pengesa burokratike, por edhe ne nuk kemi qenë në lartësinë e detyrës”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026