Andrew Tate lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

1 Prill 2023 | 09:40

I vetëshpalluri mizogjinist dhe influencues, Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan, të dyshuar për abuzim seksual dhe shfrytëzim, u liruan nga burgu në Rumani të premten dhe u vendosën në arrest shtëpiak për 30 ditë.

Gjykata e Apelit në Bukuresht refuzoi të zgjasë paraburgimin e vëllezërve Tate dhe dy të dyshuarve rumunë dhe urdhëroi që katër të arrestuarit të vendosen në arrest shtëpiak, sipas dokumenteve të gjykatës, raporton Sky News.

Andrew dhe Tristan Tate kanë kërkuar më parë lirimin nga paraburgimi katër herë, por kërkesat e tyre janë refuzuar.

Vëllezërit Tate dhe bashkëpunëtorët e dyshuar rumunë u arrestuan më 29 dhjetor në Rumani. Asnjëri prej tyre nuk është akuzuar zyrtarisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026