Anëtarësimi në BE, më 26 maj Konferenca e 8-të e Anëtarësimit me Shqipërinë në Bruksel

22 Maj 2026 | 16:48

Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi se takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të zhvillohet më 26 maj 2026 në Bruksel.

“Ky takim do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria, si dhe për të përcaktuar standardet përmbyllëse për Grupin 1 “Bazat”. Ky grup përfshin fusha thelbësore të procesit të integrimit, si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike.

Në këtë kuadër përfshihen gjithashtu Kapitulli 23 (gjyqësori dhe të drejtat themelore) dhe Kapitulli 24 (drejtësia, liria dhe siguria), si dhe kriteret ekonomike që lidhen me Kapitullin 5 (prokurimi publik), Kapitullin 18 (statistikat) dhe Kapitullin 32 (kontrolli financiar)”, bëhet me dije në njoftim.

Takimi konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili u ekzekutua me armë zjarri...
09:42 | 10/07/2026

40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Durrësit. Një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 32-vjeçare. Policia bën...
09:30 | 10/07/2026

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026