Anëtarja e Kryesisë së PD debat me avokatin për përplasjen Basha-Berisha

12 Janar 2022 | 21:11

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupi thotë se SHBA ka një pozicion të qartë në debatin Basha-Berisha.

Këta tha ajo e tregoi qëndrimi i fundit i Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

“Escobar nuk la asnjë vend për ekuivok se në cilin krah pas asaj dhune në selinë e PD qëndron partneri ynë, SHBA”, tha Jupi.

Avokati, Redon Meksi ndërhyri duke thënë se Basha mbylli partinë duke lejuar vetëm përkrahësit e tij të hynin në seli.

“Agresoni nisi kur mbyllët dyer, duke bërë vetëgjyqësi. Dhunuat ju të parë dhe dhunuan ata të dytët. Është gabim në të dy rastet”, tha Meksi.

Avokati tha se PD dhe selia janë të anëtarëve dhe jo të kryetarit të Kryesisë së partisë.

Taulanda Jupi tha se Basha u votëbesua në PD dhe kriza lidhet vetëm me faktin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës.

“Berisha nuk i qëndroi deklaratës se kjo ishte një çështje personale e tij”, tha anëtarja e Kryesisë së PD.

Sipas saj Berisha nuk arriti të vërtetonte dot se kishte mbështetjen e shumicës në PD.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026