Angli-Danimarkë, pikat e forta dhe shanset e dy ekipeve për të kaluar në finale
Anglia jo vetëm do kërkojë që të marrë një biletë për në finalen e EURO 2020, por ka dhe një tjetër objektiv, të mbajë të paprekur portën pasi deri më tani nuk ka pësuar asnjë gol.
Jordan Pickford ka bërë mirë në pesë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, duke mos e lejuar në asnjë moment topin të kalojë pas shpinës së tij, por meritë pa diskutim që ka dhe linja e mbrojtjes, që ndaj Çekisë, Kroacisë, Skocisë, Gjermanisë dhe Ukrainës kanë bërë një punë të shkëlqyer, duke mos i dhënë mundësimin asnjë kundërshtari të gëzojë.
Si përballja me Danimarkën por dhe finalja e këtij edicioni të kampionatit evropian do të luhet në Wembley dhe skuadra e Southgate do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve.
Në anën tjetër është Danimarka, e cila ka pasur një rrugëtim me një kurbë në ngjitje, pasi e nisi me dy humbje këtë edicion në grupe, duke u mundur nga Finlanda dhe Rusia, por në fund i mjaftuan tri pikët ndaj Rusisë për të marrë vendin e dytë në grup.
Në fazën me eliminim direkt danezët nxorën nga gara Uellsin dhe Cekinë. Nordikët kanë shënuar 11 gola deri më tani, por prapavija ka treguar probleme pasi kanë pësuar pesë gola, me një mesatare një gol për ndeshje.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut