“Anjshtajni është shqiptar”- Rama: S’dua të di ku ka lindur Aleksandri i Madh

15 Tetor 2024 | 11:36

Shqipëria hapi këtë të martë grup-kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Evropian. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, kryeministri Rama u ndal te ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut sa i takon proceseve integruese.

Rama kritikoi Bullgarinë për bllokimin që i bën Maqedonisë së Veriut sa i takon integrimit, duke ngritur mosmarrëveshje dypalëshe.

Kryeministri tha me ironi se Shqipëria mund të pretendojë që Anjshtajni apo Napoleoni janë shqiptarë, por kjo nuk mund të përdoret për të ngritur probleme dypalëshe. Ai theksoi se vendet e rajonit duhet të lejohen të integrohen në BE dhe më pas fqinjët të zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë.

“Të parandalosh Maqedoninë, pastaj Maqedoninë e Veriut – dhe shpresoj të mos bëhet Maqedonia e Jugut – është t’i bësh një dëm shumë të madh një kombi, një populli dhe gjithë rajonit tonë. Vazhdoj t’i qëndroj kësaj dhe mund t’i them kujtdo që ky nuk është një konfrontim. Unë e dua Aleksandrin e Madh, të gjithë e duam Aleksandrin e Madh, por nuk dua të di ku ka lindur. Nuk po pretendoj që të marr pjesën time nga gjenet e tij. Kemi shumë shqiptarë që pretendojnë se Napoleoni është shqiptar, mos doni gjë që të ngremë një problem dypalësh me Francën për këtë, sepse do të kemi më pas një marrëveshje dypalëshe për Korsikën. Anjshtajni ishte shqiptar, e dini? Duhet të tregohemi seriozë. Gjithmonë vjen momenti për të bllokuar. Lërini vendet të rriten dhe të formojnë institucione”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026