Anketa, Shqipëria mbetet vendi më pro-perëndimor në rajon

31 Tetor 2025 | 20:12

Shqiptarët mbështesin në masë idenë për lidhje të forta tregtare me Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne anketën e fundit të kryer nga Geo Power, shumica e të pyeturve kërkojnë që varësia ekonomike të anojë nga perëndimi.

Shqipëria dallohet për qëndrimet e forta pro lidhjeve ekonomike me Amerikën dhe Europën, duke reflektuar një perceptim të qëndrueshëm për rëndësinë e këtyre partnerëve strategjikë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Raporti i Geo-Power, botuar nga Newton Research Europe tregon se në krahasim me mesataren në rajon, ku 41% e banorëve mendojnë se vendi i tyre duhet të ulë varësinë ekonomike nga SHBA-të, në Shqipëri vetëm 25% e mbështesin një reduktim të tillë.

Ky rezultat e vendos Shqipërinë në krah të Kosovës dhe Gjeorgjisë, ku mbizotëron besimi se Shtetet e Bashkuara janë një partner i domosdoshëm ekonomik dhe politik, bashkëpunimi me të cilin nuk duhet kufizuar.

Nga ana tjetër, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Ukrainë, përqindje shumë më të larta të të anketuarve 61% dhe 57% mbështesin uljen e varësisë nga SHBA, ndërsa Serbia dhe Moldavia shfaqin qëndrime më të ndara.

Kur pyeten për Bashkimi Evropian, tabloja është e ngjashme: vetëm 23% e shqiptarëve mendojnë se vendi duhet të reduktojë varësinë ekonomike nga BE, ndërsa 73% e kundërshtojnë këtë ide, duke e bërë Shqipërinë vendin me mbështetjen më të lartë për vazhdimin e integrimit ekonomik me unionin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026