Antverpi porta hyrëse e kokainës në Evropë, pas tij Roterdami në Holandë

10 Janar 2023 | 20:06

Një rekord i ri konfiskimesh të kokainës është regjistruar në portin belg të Antverpit. Autoritetet deklarojnë se sekuestruan 110 tonelata drogë vitin e kaluar, një rritje drastike krahasuar me vitin paraardhës.

Porti i Antverpit është hyrja kryesore e lëndëve narkotike që nga Amerika Latine dërgohen në Evropë.

Për herë të parë, zyrtarët belgë dhe ata holandezë vendosën të zbulojnë bashkërisht të dhënat vjetore.

Kështu, sasitë e kokainës të sekuestruara në Antverp u rritën nga 89.5 tonelata në 2021-shin në 110 në 2022-shin.

Ndërsa në Roterdam trendi ka ardhur në ulje, nga 70 në 52.5 tonelata në të njëjtën periudhë. Kjo do të thotë se qyteti belg ia ka kaluar atij holandez sa i takon sekuestrimeve.

Megjithatë, autoritetet në dy vendet mbeten të alarmuara për sasinë e drogave të rënda që hyjnë në kontinentin e vjetër në rrugë detare.

Sipas tyre, bandat kriminale në të dyja anët e Atlantikut po rriten si në përmasa edhe në ambicie, për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje për lëndë narkotike në një treg fitimprurës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026