Apeli i GJKKO i vendosi detyrim paraqitje, Berisha nuk e firmos komunikimin

4 Janar 2025 | 12:23

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të firmos marrjen në dijeni për masën e sigurisë të vendosur këtë të premte nga Apeli i Posaçëm për detyrim paraqitje dy herë në muaj në SPAK.

Policia e Tiranës pasditen e së premtes ka shkuar në banesën e kryetarit të Partisë Demokratike në rrugën “Mustafa Metohiti” për t’i komunikuar vendimin.

Lideri i opozitës ndodhej në banesë, por nuk ka pranuar të firmosë.

Gjatë një komunikimi me mediat, kryedemokrati Sali Berisha pohoi se do të paraqitet në SPAK të hënën.

 “E kam bërë të qartë po do të paraqitem. Gjersa është një proces që buron nga parlamenti. Parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta njëri me tjetrin. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra e Dumani me 4 banesa, e thonë po na I përmend Sali Berisha. Jo do  ua përmend por do ua nxjerr për hundësh ato. Se janë vjedhje 100 %”,-tha Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike.

Gjithashtu më 6 Janar do të zhvillohet edhe seanca paraprake për të vendosur nëse kalohet dosja Partizani për gjykim.

Kreu i PD, Sali Berisha akuzohet për korruspion lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026